Krim në familje, djali qëllon më sëpatë babanë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Lushnjë.

Sipas të dhënave të Top Channel, shtetasi Dritan Velaj, ka qëlluar me sëpate babanë e tij, Kujtim Velaj.

Si pasojë e plagës së marrë në trup, gjendja shëndetësore e Kujtim Velajt është e rëndë. Ai u dërgua me shpejtësi në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre, në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, Lushnjë. Ende nuk dihen motivet e krimit , por policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të sqaruar rrethanat e plagosjes.

Pasi ka goditur babanë, shtetasi Dritan Velaj është larguar nga vendngjarja, por është kapur në flagrancë nga patrulla e policisë e cila ishte në ndjekje të tij.

Mësohet se në familje edhe më herët ka pasur konflikte mes babait dhe djalit që raportohet të ketë probleme të shëndetit mendor. Babai ka marrë disa herë urdhër mbrojtjeje ndaj djalit.