Lajm i mirë për shqiptarët në Itali, kërkohen 30 mijë punëtorë

Italia ka hartuar një draft ligjor për pranimin e 30 850 emigrantëve nga vendet ekstra komunitare mes të cilave dhe Shqipëria për punësim sezonal gjatë vitit 2019.

Ky draft ligjor ka gjetur aprovimin e Ministrisë së Brendshme italiane me kushtin e kërkuar nga ministri Salvini që të mos pranohen të hyjnë në Itali emigrantë nga vendet që nuk janë bashkëpunues me qeverinë italiane në sistemin e riatdhesimit të emigrantëve jo të rregullt.