Largohen nga puna disa gazetarë, bënin ngacmime në një grup sekret në Facebook

Disa gazetarë francezë janë pezulluar ose pushuar nga puna pasi akuzohen se kanë bashkërenduar ngacmime në internet përmes një grupi sekret në Facebook.

Grupi që përbëhej kryesisht nga meshkujt i quajtur Ligue du LOL, targetonte gratë, përfshirë edhe gazetare duke i ngacmuar ato përmes mesazheve dhe fotomontazheve me përmbajtje pornografike.

Ky grup u zbulua nga e përditshmja “Liberation” dhe tani dhjetëra gra kanë dëshmuar për ngacmimet. Në mesin e të pezulluarve nga puna është edhe vet editori i versionit online të gazetes “Liberation”, Alexandre Hervaud.

Pjesëtarët e Ligue du LOL krijuan llogari të rreme në Twitter dhe përmes tyre ngacmuan gazetarë, shkrimtarë dhe aktivistë, shumica prej të cilave ishin femra.