Marrëdhënia familjare i bën të moshuarit më aktivë

Ndryshimi i kontakteve dhe lloji i pjesëmarrjes në jetën e përditshme ndihmon të moshuarit të jetojnë më mirë dhe më gjatë, sipas një studimi nga Universiteti i Teksasit.

Studiuesit zbuluan se të moshuarit që ndërveprojnë më shumë jo vetëm me familjen dhe miqtë e ngushtë, por edhe miq dhe shokë rastësorë, të huaj apo ofrues të shërbimeve të ndryshme, ishin më aktivë fizikisht, kalonin pak kohë ulur ose të shtrirë dhe kishin një humor të mirë dhe më pak ndjenja negative.

Të rriturit shpesh bëhen më pak aktivë me kalimin e moshës, faktor rreziku për sëmundje dhe vdekjet”, thotë një nga studiueset, Karen Fingerman.

”Edhe shoqërimi mund të rrisë aktivitetin fizik dhe si pasojë të bëjë të mirë për shëndetin’’, theksoi Fingerman.