Mbappe dhuron 27,000£ donacion për kërkimin e pilotit të Salas

Ylli i futbollit francez, Kylian Mbappe ka hapur zemrën përsëri.

Pasi dhuroi një shumë të madhe parash për kërkimin e Emiliano Salas, tash ka dhuruar 27,000£ donacion për vazhdimin e kërkimeve për trupin e pilotit, David Ibbotson. 

Ish kapiteni i Anglisë Gary Lineker ka dhuruar 1,000£. Familja e Ibbotson të dielën ka njoftuar se kërkojnë 300,000£ dhe deri tani janë mbledhur mbi 100,000£.