Merovci tregon se si Rugova e refuzoi takimin me politikanin nga Shqipëria në Rambuje

“Veç fakte!

Saktë para 20 vitesh, Delegacioni i Kosovës në Rambuje nënshkroi “betimin” e pranimit të Marrëveshjes që ishte më i rëndësishëm se sa vet nënshkrimi solemn i Marrëveshjes së Rambujesë 22 ditë më vonë (18.03.1999) në Paris.

“DITA 18

E martë, 23.02.1999, Rambuje

RUGOVA refuzon takimin me Paskal MILON

RUGOVA: “Pa UÇK-në nuk e nënshkruajmë Marrëveshjen”

THAÇIN e “mashtrojmë”, Edita TAHIRI përlotet

SURROI menaxhon mirë

Nënshkruhet “betimi”

Ora 07:00. Tak, tak, tak, dikush trokiti në derën time. Ishte Bukurie GJONBALAJ, e cila tha se Kryetari RUGOVA ka takim me Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Paskal MILO, në oborrin e Kështjellës, në orën 8:00. E njoftova Kryetarin RUGOVA, por ai refuzoi të shkonte në këtë takim. Shkuan të tjerët. Pas mëngjesit me Kryetarin shkuam në sallën e takimeve. Asgjë e re. Nga takimi me Ministrin MILO kthehen THAÇI, QOSJA, SYLA dhe SURROI”.

Nga libri: “Kështjella e (mos) Marrëveshjes” e Adnan MEROVCIT i cili do të dal nga shtypi së shpejti”.