Milani ka gati dhuratën e ditëlindjes për Donnarumman

Sipas Corriere della Sera, portierit të Milanit Gigio Donnarumma mund ti ofrohet një kontratë e re.

Futbollisti italian, sot ka mbushur 20 vjet, ndërsa tashmë ka 152 paraqitje me skuadrën e Milanit dhe këtë sezon shfaqjet e tij kanë qenë mahnitëse

Kontrata aktuale e portierit vlen deri në vitin 2021 dhe Rossonerët janë duke menduar ti ofrojnë atij një kontratë të re me një klauzolë lirimi.

Çmimi i Donnarummës është rreth 60 milionë eurosh, ndërsa mund të rritet deri në 100 milionë euro nëse skuadra Italiane arrin të kualifikohet në Ligën e Kampionëve këtë sezon