Mos e leni në det trupin e tij”, familja e pilotit të Sala

Familja e David Ibbotson, pilotit që po transportonte me aeroplan Emiliano Salan nga Nantes në Cardiff ka bërë apel që të vazhdojnë kërkimet për të gjetur trupin e Ibbotson. 

“Si familje në jemi duke bërë çmos që të gjejmë trupin e babait tonë. Kërkojmë që ekipet hulumtuese të vazhdojnë punën për të gjetur edhe atë. Nuk mund ta lëmë të vetëm” thuhet në njoftimin e familjes së Ibbotson. 

Ata kanë hapur një llogari për të kërkuar ndihmë financiare me synimin që të grumbullohen 300,000 funte.