Mos ma prek mjekrrën!” , James Harden kapet me basketbollistin e Sacramentos

Në kampionatin e basketbollit amerikan NBA u pa një faull i çuditshëm ndaj James Harden.

Frank Mason III, gjatë ndeshjes Houston Rockets-Sacramento Kings (127-101), i kapi mjekrën Hardenit kur ky i fundit kishte zotërimin e topit. Harden nuk e priti aspak mirë këtë gjest dhe i hodhi topin te këmbët kundërshtarit.

U desh ndërhyrja e arbitrave për t’i ndarë basketbollistët.