Ndërroni prefiksin e numrit në rrjetet sociale, prej nesër rrezikoheni të mos keni qasje

Mentor Hoxhaj, ish-mbikëqyrës shtetëror në Agjencinë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe ekspert i sigurisë së informacionit ka lajmëruar se të gjithë shfrytëzuesit e Facebook dhe Instagram-it duhet të përditësojnë numrin e telefonit nga prefikset +377 në prefiksin shtetëror +383.

Kjo pasi, nëse kjo nuk kryhet brenda ditës së sotme, rrezikon të mos keni qasje në këto dy rrjete sociale apo në emailin tuaj

Nga 14 shkurti i vetmi prefiks që do të jetë në shërbim është +383.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:
URGJENTE !!!
Te gjithë shfrytëzuesit e Facebook dhe Instagram, dhe kudo qe keni 2FA ( si ne gmail etj). Duhet te përditësoni numrin e juaj te telefonin nga prefikset +377/+386 ne prefiksin shtetërorë +383. 
Kjo duhet te kryhet brenda ditës se sotme 13 shkurte 2019. Ne te kundërtën do rrezikoni te mos keni qasje ne Facebook & Instagram apo ne emajlin tuaj. Ngase nga 14 Shkurte i vetmi prefiks qe do jete ne shërbim do jetë prefiksi +383 .
Ju lutem shpërndajeni!!!.