Në Fushë Kosovë plagoset një person

Një person është plagosur pasditën e sotme në Fushë Kosovë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 në një objekt në rrugën “Nënë Tereza”.

Policia e konfirmon rastin e plagosjes së personit me armë zjarri. Njësitet policore kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për këtë rast,

Personi i plagosur është mashkull me inicialet XH.B. I njëjti është dërguar në QKUK për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Dyshimet e para të këtij rasti thonë se bëhet fjalë për shkrepje të aksidentale të armës së zjarrit