Në Obiliq , arrestohet serbi kapet me 50 fishekë

Policia e Kosovës ka arrestuar një serb në Babimovc të Obiliqit, pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, i është gjetur një pistoletë me 50 copë fishekë.

Rasti ka ndodhur dje në ora 17.35, thuhet në raportin e rregullt policor.

Personi i arrestuar është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.