Një person fut substancë narkotike brenda qendrës korrektuese në Lipjan

Raportohet se një person i panjohur me veturën e tij në lëvizje e sipër, ka hedhur nga dritarja e automjetit në oborrin e qendrës korrektuese pesë qese të vogla me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë totale 145 gramë. 

Ngjarja ka ndodhur para tre ditësh në Qendrën Korrektuese në Lipjan, rreth orëve të pasdites por sot Policia e Kosovës përmes raportit ka njoftuar për ngjarjen.

Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante policore, të cilët kanë konfiskuar substancën e dyshuar.