Një shqiponjë fluturon mbi Shqipëri

SKenderbeu NE KALE
Skenderbeu nekali photo

Pasi është stërvitur nga turqit që kishin pushtuar vendin e tij, Skënderbeu u bë kundërshtari më i fortë i tyre. Një luftëtar gjenial dhe kurajoz, i aftë që të mundte armiq edhe pesë herë më të shumtë në numër se trupat e tij.

Shumë më herët se Garibaldi, ishte një njeri që me shumë të drejtë do ta kishte merituar titullin e “Heroit të Dy Botëve”. Quhej Gjergj Kastrioti, por njihet më shumë me emrin Skënderbej.I lindur në një vit të pasaktësuar midis 1404 dhe 1412, në një vend që mund të jetë Mati, Kruja apo Dibra, në Shqipërinë e sotme, ishte i biri i Gjon Kastriotit, Zotit të Krujës. Shpejt atij judesh që të përballej me Muratin e II-të, sulltanin osman që duke filluar nga viti 1422 u lëshua mbi zotërimet e Perandorisë Bizantine, ku Shqipëria ishte pjesë. Në fund edhe Gjoni kapitulloi. Kushtet e rënda të dorëzimit përfshinin dorëzimin e fëmijëve meshkuj të fisnikëve vendas, që do të mbaheshin peng nga turqit.

Aleksandri, prijësi

Njëlloj me vëllezërit e tij, vogëlushi Gjergj u detyrua që të transferohej pranë oborrit të Muratit. I konvertuar në Islam, ju nënshtrua stazhit shumë të ashpër ushtarak, sipas rregullave të devshirmes, rekrutimit të detyruar të cilit i nënshtroheshin të rinjtë kristianë që kishin pasur fatin e keq të lindnin në territore të asimiluara apo të qeverisura nga turqit.

Vetëm 17 vjeç, Gjergji u bë oficer i trupës së jeniçerëve që Perëndimi mësoi më vonë t’ia kishte frikën. Që luftonte shumë mirë e dëshmon emri me të cilin hyri në histori: Skënderbe, përkthimi latin i Iskender Bej, fjalë për fjalë «Aleksandër prijësi». Bej ishte titulli me të cilin identifikohej përgjegjësi ushtarak apo administrative i një njësie administrative osmane; për sa i përket Aleksandrit, nuk ka nevojë për shpjegime të mëtejshme: referimi ndaj prijësit maqedonas vlet shumë për vlerësimin e fituar nga Gjergji pranë turqve.

Sulltan Murati i II-të mësoi që ta dojë si djalë dhe t’i besonte misione gjithnjë e më delikate në Azi. I kënaqur nga rezultatet, e vlerësoi, duke i dhënë Sanxhakatin e Dibrës, në Maqedoninë e sotme, dhe e vuri në komandën e një trupe kalorsiake prej 5000 njerëzish. Tashmë se kishte në dorë një idhtar tejet besnik, pasi vitit 1430 Murati e dërgoi Skënderbeun në Ballkan për të luftuar kundër serbëve, hungarezëve dhe venedikasve.

Pika e kthesës ndodhi më 3 nëntor të 1443, kur ushtria osmane e drejtuar nga Kara Beu u ndesh me forcat e vojvodës trim transilvanas Janosh Huniadi në afërsitë e Nishit, në Serbi. Në letër, superioriteti turk ishte i padiskutueshëm: 20000 ushtarë kundër 10000 hungarezëve, pa llogaritur praninë e të pathyeshmit Skënderbe. Megjithatë, prania e Huniadit arriti që ta hallakasë kundërshtarin, duke e bërë të tërhiqet. Motivi kryesor i disfatës qe pikërisht dezertimi befasues i Skënderbeut, që duke u tërhequr bashkë me 300 ushtarë besnikë, kishte tërhequr pas vetes të gjithë ushtrinë turke.