Nuk ka lot, Nantes dhe Cardiff fillojnë “luftën” për 17 milionë eurot e Salas

Një natë pasi është gjetur trupi i Emiliano Salas, skuadrat evropiane, Nantes e Cardiff kanë rritur tonet për çështjen e parave të paguara për të. 

Nantes po pretendon 17 milionë euro nga Cardiff pasi që argjentinasi kishte kaluar testet mjekësore.

Ndërkaq, skuadra uellsiane ka thënë se transferimi i lojtarit nuk konsiderohet i kryer përderisa nuk shkoi ashtu siç ishin marrë vesh të dy skuadrat. 

Çështja pritet të zgjidhet nga TMS