Orët e humbura nga greva do të zëvendësohen

Vendimi nuk është marr ende, mirëpo ne ditë më parë e kemi zhvilluar një takim bashkë me Drejtoritë Komunale të Arsimit, ku janë diskutuar edhe tema të tjera, mirëpo ndër temat kryesore kanë qenë edhe çështja e zëvendësimit të orëve të humbura gjatë grevës. Kemi marrë sugjerimet nga drejtoritë komunale dhe janë diskutuar të gjitha mënyrat më të mira se  kur është koha më e përshtatshme për të zëvendësuar këto orë. Ministria është akoma në pritje të raporteve finale nga të gjitha Komunat në nivel vendi, në mënyrë që mbi bazën e këtyre raporteve të nxjerr edhe vendimin….Disa nga sugjerimet të cilat edhe kanë marrë një dakordësi më të madhe në atë takim ka qenë që pushimi pranveror, do të thotë ekziston mundësia që pushimi pranveror të ketë proces mësimor, të mos jetë pra pushim. Gjithashtu, një pjesë edhe gjatë vikendit, por kjo të fillojë pak m ë vonë jo gjatë këtij muaji dhe për orët që mbeten në fund të vitit shkollor”, ka thënë ministri i arsimit