Pa famë dhe lekë, kështu dukej dikur Oriola Marashi

Mjafton të tregosh se bën jetë luksoze dhe mbi të gjitha t’i tregosh linjat trupore dhe ‘famën’ e ke të siguruar, pa marrë parasysh komentet, kritikat dhe thashethemet.

Pa ndonjë talent apo profesion, por duke u bërë pjesë e label-it OTR, duke pozuar përkrah reperëve, e duke postuar imazhe provokative, Oriola Marashi tani është një nga femrat më të komentuara shqiptare.

Përveç kësaj ajo shquhet edhe për bukuri e forma trupore, por jo gjithmonë ishte e tillë.

Para se ajo të bëhej e famshme, ishte njësoj si edhe të gjitha femrat e tjera, e thjeshtë, pa ndonjë stil të veçantë dhe jo edhe aq joshëse.

Këtë e tregojnë më së miri disa imazhe të gjetura në ‘arkivat’ e google.