Pacolli takohet me homologun nga Kolumbia, së shpejti ky shtet me ambasador në Kosovë

Në Uashington takova ministrin e jashtëm të Kolumbisë, Carlos Holmes Trujillo, i cili zyrtarisht më informoi për lajmin e mirë se Presidenti i Kolumbisë ka nominuar Ambasador jo-rezident në Republikën e Kosovës. Kosova vazhdon konsolidimin e vet ndërkombëtar, duke vendosur marrëdhënie me secilin shtet të botës. Kolumbia është vend jashtëzakonisht i fuqishëm në Amerikën e Jugut, andaj edhe Republika e Kosovës shumë shpejt do të ketë Ambasadën e vet atje, që do të mbulojë shumë vende të kontinentit latin”, është shprehur numri dy i Qeverisë, Pacolli pas këtij takimi.