Për herë të parë pesë ministri udhheqen nga grat


Qeveria e re e Kosovës që u miratua në fillim të javës në parlament, është e para në historinë e vendit në të cilën pesë ministri, udhëhiqen nga gratë.

Në parlamentin e Kosovës 30 për qind janë gra deputete, meqë partitë detyrohen të kandidojnë këtë përqindje për shkak të kuotës gjinore të përcaktuar me ligjin për zgjedhjet e përgjithshme, por në qeveri pjesëmarrja e grave varet nga vullneti i partive politike.