Përfitimet që merrni nga vaji i mentes

Kur mendoni për aromën e mentes, çfarë ju vjen në mendje? Përgjigjet e para mund të jenë çamçakëz dhe pastë dhëmbësh. Mentja gjithashtu mund të jetë e shijshme dhe në shumë ushqime të tilla si akullore, çaj madje edhe smoothies. Megjithatë ajo që shumë njerëz nuk e dinë, është se vaji i piperit në të vërtetë ka përfitime të fuqishme shëndetësore.

Heq problemet e stomakut: Përdorimi më i popullarizuar i vajit të mentes është për të lehtësuar dhimbjet e stomakut. Ky çaji është përdorur për qindra vjet për të zbutur dhimbjet apo ndjesinë e të përzierit.  Ndihmon për të lehtësuar problemet e frymëmarrjes: provoni të përdorni vajin esencial të mentes nqs jeni duke kalua një gjendje gripi dhe i keni hundët e zëna. Është shumë më e fortë dhe mund të ndihmojë në zvogëlimin e mbingarkesës dhe madje të zvogëlojë inflamacionin në traktin respirator.

Ndihmon në heqjen e stresit dhe për ri sjelljen e energjisë: Vaj i livandos nuk është alternativa e vetme kur kërkoni një mënyrë për të reduktuar stresin. Vaj esencial i mentes në fakt mund të përmirësojë energjinë duke reduktuar stresin dhe tensionin në të njëjtën kohë

Përmirëson strukturën e flokëve tuaj: A e dini se ky vaj i mentes është një nga sekretet më të mira për flokët e shëndetshëm? Përpiquni të shtoni dy ose tre gota vaj  në shampon ose balsam për të ndihmuar në reduktimin e zbokthit.