Përjashtohet 10 ditë nga seancat deputeti që gjuajti me bojë Ramën

Byroja e Kuvendit ka përjashtuar me 10 ditë nga seancat plenare deputetin e PD Edi Paloka.

Vendimi i Byrosë ka ardhur pasi Paloka i hodhi bojë në fytyrë kryeministrit Edi Rama gjatë seancës së sotme parlamentare, ku i pranishëm ishte edhe kreu i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferri.