Policia apel qytetarëve: Bëni kujdes në trafik

Policia e Kosovës përmes një apeli ka kërkuar nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e në veçanti nga drejtuesit e automjeteve, që t’i përshtaten kushteve të reja në rrugë që erdhën pas ndryshmit të motit në vend.

“Ndryshimet e fundit klimatike, përfshirë edhe reshjet e borës në disa zona të vendit, po krijojnë vështirësi në qarkullim dhe rrugët potencialisht bëhen më të rrëshqitshme”, thuhet në apelin e policisë që thekson rëndësinë e respektimit të shenjave të trafikut rrugor si dhe kërkon nga drejtuesit e mjeteve të jenë shumë vigjilent.

Sipas policia, kujdesi maksimal i pjesëmarrësve në trafik është i domosdoshëm për të shmangur aksidentet dhe në këtë mënyrë të krijohet një siguri më e madhe në trafikun rrugor. 

Ata paralajmërojnë se do të ndërmarrin masa ndëshkuese ndaj të gjithë shkelësve të ligjit të trafikut, me të vetmin qëllim për ngritjen e nivelit të sigurisë në trafik, parandalimin e aksidenteve rrugore në përgjithësi.