Policia mbërrin në shtëpinë e Chris Brown pas disa thirrjeve shqetësuese

Reperi Chris Brown është vizituar nga policët pasi dikush u shqetësua se ai ka humbur kontrollin. Gjithcka erdhi pas sfidës së hapur që i bëri reperit Offset me anë të disa komenteve në rrjete sociale. Burime pranë TMZ thonë se dikush telefonoi policinë duke thënë se është i shqetësuar dhe i frikësuar për shëndetin e Chris. Të premten, ai publikoi adresën e shtëpisë së tij në Instagram duke ia treguar jo vetëm rivalit Offset, por dhe 50 milionë ndjekësve.