Policia shqiptoi 193 gjoba për kundërvajtësit e transportit publik

Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore (pjesa e parë), janë shqiptuar 193 fletëparaqitje për kundërvajtje, prej tyre 39 fletëparaqitje janë ndaj autobusëve ndër-urban, kurse 154 fletëparaqitje janë ndaj taksive pa leje pune ose kundërvajtjeve të tyre për ndalim ose parkim të pa lejuar, po ashtu është lëshuar 1 procesverbal dhe janë konfiskuar 2 mjete motorike (1 kombi dhe 1 veturë).