Prishtina fillon të gjelbërohet

Komuna e Prishtinës ka filluar planin për gjelbërimin e kryeqytetit. Sot kanë filluar mbjelljet e fidanëve të rinj për sezonin pranveror nga llojet e drunjëve catalpa bignonoides dhe platanus acerifoglia. 

Mbjelljet po bëhen në hapësirën tek Rruga B, varrezat myslimane në lagjen Arbëria dhe tek Posta e vogël në lagjen Bregu i Diellit.

Deri në fund të javës, nga Ndërmarrja Publike “Hortikultura” priten të mbillen rreth 300 fidanë. Planet operacionale të gjelbërimit do të vazhdojnë këtë sezon në katër anët e qytetit.