Prokuroria: Vozitësi i autobusit nuk ka qenë i dehur

Vozitësi i cili ka drejtuar autobusin është hospitalizuar dhe ka marrë lëndime trupore. Menjëherë pas aksidentit prokurori publik realizoi një bisedë me te dhe gjatë kësaj ai ka nuk ka dhënë detaje relevante për ngjarjen. Prokurori publik gojarisht është njoftuar se analizat e gjakut dhe të urinës flasin se në momentin e aksidentit tek vozitësi nuk është regjistruar prezenca e alkoolit, barnave apo substancave psihotrope. Më kërkesën e tabulateve nga operatorët mobil, do të vërtetohet nëse vozitësi në momentin e aksidentit ka shfrytëzuar telefonin celularë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore Publike në Shkup.