Qendrës së Studenteve mobiliet për konvikte i kushtojnë gati 153 mijë euro!

Ditën e djeshme, Qendra e Studenteve ka njoftuar se ka kurorëzuar kontratën e radhës e cila ka për qëllim furnizimin me moblije për nevoja të konvikteve. 

Sipas kontratës së publikuar nga prokurimi, kohëzgjatja e saj është për 15 muaj,

Ndonëse vlera e parashikuar e kontratës kishte qenë për 595.000,00 euro, ajo është arritur të finalizohet për 152.900,00 euro. 

Tenderi me çmimin më të lartë ka qenë 277.219,00 euro.

Tenderi në fjalë i është besuar operatorit ekonomik “Bursam Gold” Sh.P.K.