Qeveria e Kosovës tregon nëse do të hiqet taksa pas letres së sotme të SHBA-ve

Sot, në konferencën për media, kryeministri Haradinaj është shprehur i vendosur se taksa do të qëndrojë deri në njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë.I pyetur nga gazetarët edhe për takimet e tij me ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Philipp Kosnett, Haradinaj është shprehur se edhe ne jemi që të largohet taksa, por kusht për këtë është njohja e Kosovës nga Serbia.Vlen të theksohet se në letrën e dërguar sot nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmendet edhe zvogëlimi i partneritetit në fushën e sigurisë dhe shkurtime të mëtutjeshme të raportit miqësor, SHBA – Kosovë.E gjithë kjo situatë është krijuar pas thirrjeve të shumta të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për heqje të taksës të cilat nuk u morrën parasysh nga Qeveria e Kosovës.