Qytetarët shpenzuan 58 milionë euro për zhdoganim të veturave

Më shumë se 183 milionë euro kanë shpenzuar qytetarët e Kosovës për blerjen e veturave nga jashtë, vetëm gjatë vitit 2018.

Në përgjithësi, vitin e kaluar janë importuar 20 mijë e 689 vetura. Prej tyre, 17 mijë e 340 janë vetura të përdorura, ndërsa 3 mijë e 349 vetura të reja.

Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, nga totali i 183 milionë eurove, më shumë se 129 milionë janë shpenzuar për vetura të përdorura, ndërsa afër 54 milionë euro për vetura të reja.