Rahoveci fiton dhe shkon në finale, por pati punë edhe policia

Klubi basketbollistik, Rahoveci ka arritur sukses historik në historinë e kësaj skuadre duke arritur në finalen e kupës së Kosovës pas fitores ndaj Ponte Prizrenit me rezultat 84-77. 

Në këtë ndeshje, Policia e Kosovës ka pranuar kërkesën nga FBK-ja dhe po ashtu nga klubi i basketbollit të Rahovecit, për të bërë sigurimin e lojës së basketbollit që do të zhvillohej sonte (01.03.2019) në qytetin e Rahovecit. Policia ka përgatitur planin operativ dhe ka ndërmarrë masat e duhura për mbarëvajtjen e ndeshjes sportive në kuadër të “Euroing Kupa e Kosovës – Final 8”.

Të arrestuarit janë intervistuar dhe më pas me aktvendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë. 

Policia e Kosovës, apelon tek të gjithë sportdashësit, shikuesit në palestra, që të kenë sjellje dinjitoze dhe sportive, në të kundërtën policia në të gjitha rastet ku do të ketë huliganizëm dhe forma tjera të palejuara, do të intervenojë dhe në bashkëpunim me organet e drejtësisë si në këtë rast, do merren masat adekuate ligjore ndaj atyre që shkaktojnë skena të tilla të padëshiruara.