Ramush Haradinaj sot intervistohet në Hagë

Do të shkoj si qytetar dhe jo si përfaqësues i shtetit”, kishte deklaruar pas mbledhjes së Qeverisë kur njoftoi për dorëheqje.

Ndërsa, sot ai pritet të dalë para prokurorëve të dhomave të specializuara të Speciales.

“Sot, si Ramush Haradinaj, qytetar i Republikës së Kosovës, i përgjigjem ftesës për intervistim nga Dhomat e Posaçme në Hagë. Tërësisht në të drejtën e Kosovës, i palëkundur për vendimet e mia jetësore dhe i patrazuar e ballëlartë. Kosova ka ecur përpara në rrugëtimin euro-atlantik dhe është më e fortë se kurrë, në rreshtin e paqes dhe miqësi të përhershme me ShBA-në. Kosova është e gatshme të dialogojë me Serbinë deri në arritjen e një marrëveshjeje finale ligjërisht obliguese, përfshi njohjen reciproke në kufijtë ekzistues. Por, tregun e japim vetëm për njohje.Me nder kam mbrojtur të drejtën tonë, dje, sot dhe do ta mbrojë gjithmonë”, ka deklaruar Haradinaj.