Rashica: Nga lloqi i Kosovës në shkëlqimin e Gjermanisë

Futbollisti i kombëtares së Kosovës është me prejardhje nga Vushtrria. Talenti i tij u pa si fëmijë dhe si 16 vjeçar debutoi në Superligën e Kosovës, për tu shpallur kampion si tinejxher. 

Talentin e tij e vërejti menaxheri Altin Lala i cili i’a mundësoi kalimin në Holandë tek Vitese. Rashica vazhdoi të rritet si futbollist dhe tregoi paraqitje të mira në Eredivisie. 

Ai tani është një nga lojtarët kosovarë me vlerën më të madhe në botë. 

Viti 2019 ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme për Rashicën i cili ka shënuar 3 gola në 5 ndeshjet e fundit me Ëerderin e Bremenit në Gjermani.