Rasti i Drenasit, avokati thotë se pas arrestimit nuk i dhanë ushqim e ujë për 22 orë

Halilaj i ka thënë monitoruesve të KMDLNj-së se gjatë arrestimit nuk i është prezantuar urdhri për arrest, ndërsa një zyrtar i IPK-së e ka kërcënuar gjatë intervistimit se ai do të dënohet me burg.

Po ashtu, avokati iu ka pohuar monitoruesve se gjatë qëndrimit në ndalim për rreth 22 orë nuk kishte marrë as ushqim dhe as ujë.