Rrah bashkëshorten, i ngrihet aktakuzë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.M., nga Komuna e Rahovecit,  për veprën penale” lëndim i lehtë trupor”, nga neni 188 parag.3 të KPRK-së.

Sipas aktakuzës i pandehuri me datën 03.01.2019, në Rahovec, saktësisht në shtëpinë e tyre, pas një mosmarrëveshjeje kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, tani të dëmtuarës S.S., duke e goditur me shuplaka e grushte në fytyrë e kokë dhe në pjesë të ndryshme të trupit.