Rrihen dy gra kosovare, policia arreston të dyshuarit

PK-ja ka arresutar të dyshuarin pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje familjare që kishte pasur me nënë e tij kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje,

Rast i ngjashëm ka ndodhur edhe në Suharekë. Viktima femër ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.

Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime trupore për çka dhe i është ofruar tretmëni mjekësor. 

I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër te prokurorit dërgohet në mbajtje.