Së shpejti një paketë cigare nuk do të mund ta blesh në dyqan lagje, apo supermarket

Ministria e Shëndetësisë me anë të një projektligji për ndryshimin e ligjit për duhanin, kërkon që pikat e shitjes së produkteve të duhanit të pajisen me një licence të veçantë.

Qëllimi i këtij ndryshimi në ligjin “për mbrojtjen e shëndetit të nga produktet e duhanit” është kufizimi i numrit të pikave të shitjes së këtyre produkteve në vend. Ndryshimet parashikojnë dhe ndalimin e shitjes së paketave me 10 cigare ose më pak.

Pikat e shitjes së produkteve të duhanit pajisen me një licencë të veçantë , me qëllim kufizimin e numrit të pikave të shitjes së këtyre produkteve në vend”.