Sergio Ramos nesër pritet të ndëshkohet përsëri me karton të verdhë!

Ka bërë bujë ndëshkimi i qëllimshëm i Sergio Ramos me karton të verdhë në ndeshjen e fundit ndaj Ajaxit. Veprimin e ka pranuar pas ndeshjes mbrojtësi i Realit, ndërsa UEFA pritet ta ndëshkojë atë. 

Por, një gjë të tillë Ramos mund ta bëj edhe në ndeshjen e nesërme ndaj Gironas.

Kapiteni i Real Madridit ka katër kartonë të verdhë dhe rrezikon El Clasicon. 

Për këtë, spanjolli pritet të ndëshkohet sot me të vërdhe, për të munguar ndaj Levantes dhe për të qenë i gatshëm për El Clasico.