Shija e ëmbëlsirave që po e pushton botën, tani edhe në Kosovë

Brendi më i ri i këtij koncepti, Lokmama, po hapet edhe në Kosovë, dhe atë në Albi Mall, në pjesën e ushqimeve.

Të premten (26 korrik), nga ora 18:00 në Albi Mall do të mund të shërbeheni me ëmbëlsirat tradicionale turke të cilat vijnë në stilin modern, të mbushura me çokolatë dhe krem, si dhe me mundësi që edhe pjesa e epërme të mbështjellet me shije të ndryshme.

Shërbehen të nxehta ndërsa përbërësit janë të kualitetit më të lartë, pasi që çokolata e përdorur është nga Belgjika. Në Lokmama, porcionet vinë me nga 4 dhe 6 copë, që janë të mjaftueshme që t’ua mbushin barkun. 

Aq janë të shijshme, sa që cilësohen edhe si produkte që njerëzit bëhen të varur në to.