Shitet virgjëria, çmimi 2 milionë euro!

Një modele 23 vjeçare nga Azerbajxhani ka nxjerrë në shitje virgjërinë e saj për më shumë se 2 milion paund. Mahbuba Mammadzada e njohur ndryshe si Maria është shprehur se dëshiron të shesë virgjërinë për të bërë nënën e saj krenare.

“Unë do të shes virgjërinë që të kem një shtëpi për vete dhe për nënën. Nëna ime ka bërë gjithçka për mua, kështu që tani është radha ime. . Gjithashtu dëshiroj të udhëtojmë së bashku me në të gjithë botën. Veç këtyre dua të vazhdoj karrierën time si modele në SHBA dhe të hap një strehë për qentë e vendit tim”.- ka thënë ajo.

Maria ka nxjerrë virgjërinë në shitje në ankandin e “Cinderella Escorts” me seli në Gjermani, ku në ëebsite-n e tyre shkruhej: “Maria kërkon një ‘sugar daddy’, i cili do të ofrojë një pagesë prej 26.000 paund në muaj.

Menjëherë pas daljes në ankand, shumë emra të njohur kanë ofruar shifrën e kërkuar të parave, por pretendetët kryesor kanë qenë: një avokat nga Londra, një futbollist nga Mynihu por ankandin e ka fituar një politikan nga Tokio.

Maria u është nënshtruar kontrolleve dhe ka marrë një çertifikatë për të vërtetuar virgjërinë dhe ky akt do të ndodhë në Gjermani pasi aty shitja e seksit është e ligjshme.

Në anën tjetër fituesi i ankandit duhet të japë fillimisht 10% të parave për të provuar vërtetësinë si dhe duhet të rezervojë një dhomë hoteli. I interesuari, para aktit seksual mund të verifikojë virgjërinë e vajzës së bashku me një mjek gjerman.