Shkëlzen Maliqi tregon arsyet pse ka ardhur koha që të pezullohet taksa!

Sipas tij, nuk është i saktë argumenti se diplomatët e huaj po i bëjnë presion vetëm Kosovës për taksën, ndërkaq mungon presioni ndaj Serbisë.

Qeveria e Serbisë e shfrytëzon taksën, përkatësisht kërkon heqjen e saj si kusht për vazhdimin e dialogut, duke e mbajtur atë të bllokuar. Andaj, presionet e diplomatëve për pezullimin e taksës dhe debllokimin e dialogut nuk janë të njëanshme por godasin edhe Kosovën edhe Serbinë me imperativin e marrëveshjes për njohje të ndërsjellë . Pezullimi i taksës pezullon edhe bllokadën serbe të dialogut dhe marrëveshjes që, nëse do të arrihet, sjell njohjen e Kosovës nga Serbia”, ka shkruar ai.