Shoferi i autobusit ngacmon seksualisht të miturën nga Zveçani

Një femër serbe e moshës së mitur ka informuar se është ngacmuar seksualisht nga ngasësi i autobusit, poashtu serb.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar që rasti të hetohet në procedurë të rregullt,

“Fshati Banjë, Zveçan  11.02.2019-15:50. Viktima femër K/Serbe e moshës së mitur ka informuar se është ngacmuar seksualisht nga ngasësi i autobusit – i dyshuari mashkull K/Serb. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar që rasti të hetohet në procedurë të rregullt.”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.