Shpejtësia më e madhe e arritur ndonjëherë në një garë të Formula 1

Formula 1 shpeshherë dhuron spektakël duke arritur limitët e shpejtësisë që një veturë mund të arrij në një pistë dhe të mos fluturojë.

Juan-Pablo Montoya e mban rekordin për shpejtësinë më të madhe të arritur ndonjëherë në një garë.

Kolumbiani në vitin 2004 me skuadrën e BMW – Williams arriti shpejtësinë prej 372.6 km/h në pistën e famshme të Monzas në Itali.