Shpërthim gjatë natës në Burrel, digjen materialet zgjedhore

Nga shpërthimi nuk raportohet të ketë persona të lënduar, por në Top Channel, nën kryetari i KQZ, Denar Biba pranoi se materialet zgjedhore në këtë qendër votimi janë djegur pasi ndodheshin në pjesën ku ka rënë zjarri.

Gjithsesi, ai theksoi se kjo nuk përbën problem për ecurinë e procesit, pasi po merren të gjitha masat për zëvendësimin e materialeve zgjedhore në këtë qendër votimi.