Si ndodhi aksidenti tragjik në rrugën Shkup-Tetovë? Del raporti i Prokurorit

Autobusi i kompanisë “Durmo Turs” i cili duke kaluar nëpërmjet dy korsi të komunikacionit ka dalë jashtë autostradës dhe është rrokullisur në afërsi të rrugës së vjetër është ngritur nga vendi i ngjarjes dhe pas urdhrit të prokurorit publik ndaj të njëjtit do të kryhet ekspertizë e detajuar teknike nga ana e Fakultetit të Makinerisë. Për shkak të konstatimit të rregullt të fakteve, sot në vendin e ngjarjes ka qenë i pranishëm edhe ekipi nga Fakulteti i Makinerisë i cili i ka bërë kontrollet nëse ka qenë në gjendje të rregullt automjeti. Nga njohuritë e deritanishme është konstatuar se autobusi është blerë në vitin 2001, ndërkaq për herë të fundit është regjistruar në janar të vitit 2019. Me urdhër të prokurorit publik, Fakulteti i Makinerisë do të përgatit raport nga ekspertiza dhe mendim”, kumtojnë nga Prokuroria.