Skender Çoçaj zgjedhet kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Me 6 vota pro, Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka zgjedhur gjykatësin Skender Çoçaj për kryesues të ri të saj.Në garë për kryesues të KGJK-së ishte edhe kryesuesi i deritanishëm, Nehat Idrizi, i cili nga anëtarët e KGJK-së arriti të marrë vetëm 5 vota, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Mandati i Çoçajt si kryesues i këtij Këshilli do të jetë deri në qershor 2021, kur edhe i përfundon mandati si anëtar i së njëjtit.