Skifterat reagojnë ashpër ndaj Munishit, e quajnë “qoban” e “i pa besë”

I nderuar opinion futbolldashës,

Të imponuar nga disa media të shkruara të cilat hapësirën e tyre informuese e rezervojnë për “Papagalla” të cilët vdesin për vëmendje e për t’u bërë lajm marrin guximin të na vlerësojnë, do t’i ritheksojmë disa gjëra.

Fillimisht i bëjmë thirrje Ismet Muuuunishit me i pa pakëz punët e veta sepse aktualisht gjindet në vendin e 5’të !

Pastaj kur të marr mundin të flas për tifozeri të i thërret mendjes fillimisht e të iu tregoj njerëzve nëse është analist, trajner apo ekspert i tifozerisë.Të bëmat e tij i njohim të gjithë prandaj kjo është hera e fundit që mirremi në këtë formë me qobana si ky”, thuhet në kumtesë.

Më tej “Skifterat” kanë ironzuar edhe me premtimin e Munishit gjatë kohës sa ishte te rivali i tyre i përbetuar FC Drita, teksa kanë dhënë argumentet e tyre në lidhje me mbrojtjen e ekipit.

“Nuk është e vjetër as besa e tij e Zotit me të cilën mashtronte disa kojshi këtu, por i dërgoi në barazh !

Në aferat e kalkulimeve të ndeshjeve as nuk duam të hyjmë, se ato i keni parë të gjithë.

Prandaj, nëse një grimcë profesionalizmi qëndron në ty mos shfrytëzo momente të caktuara për të na treguar neve se ekipin nuk duhet braktisur sepse Skifterat kanë dëshmuar që Gjilani asnjëherë nuk mbetet vetëm , dhe argumenti më i mirë mbi këtë është prezenca jonë pranë klubit vazhdimisht edhe pas më shumë se 18 viteve pa ndonjë trofe.

Ne e kuptojmë zilinë tënde të kahmotshme për ne, gjithashtu e dimë se dashi është kafshë shtëpiake e zbutur nga njeriu veç mos u zgidh shumë sepse do të na duhet të therrim kurban para kohe”, përfundon kumtesa.

Kjo nuk është hera e parë që Munishi ironizon me tifo grupin “Skifterat”, i cili njëherit kishte deklaruar se kurrë nuk do të bëhet trajner i Gjilanit, për shkak të simpatisë së madhe që ka ndaj “Intelektualëve”.