Taksa e Kosovës ‘varfëron’ me 100 milionë Serbinë, 20 milionë Bosnjën!

Serbia dhe Bosnja e Hercegovina ka humbur miliona euro pas vendosjes së taksës 100% nga Republika e Kosovës.

Nga nëntori i vitit të kaluar e deri më tani Serbia ka humbur rreth 100 milionë euro. Ndërsa, Bosnja ka humbiur hiq më pak se 20 milionë euro,

Ndryshe, Qeveria e Kosovës kishte marr vendim me 21 nëntor të vitit të kaluar për masa mbrojtëse prej 100 për qind për produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Vlen të theksohet se kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se tarifa do të mbetet në fuqi për aq kohë sa ai të jetë në postin e të parit të Qeverisë. Ai ka thënë se taksa nuk duhet të hiqet pa njohjen e shtetit të Kosovës nga ana e Serbisë.

Ai ishte këmbëngulës se taksa nuk duhet të hiqet pa njohjen e shtetit të Kosovës nga ana e Serbisë, duke shtuar se duhet të ndalen kushtëzimet për Kosovën.