Taksisti i zhdukur prej tre ditësh në Mitrovicë, dyshohet të jetë vrarë

Një automjet ‘Volkswagen Bora’ me ngjyrë të bardhë, pronë e Kompanisë ‘Novi Taxi’ nga veriu i Mitrovicës, është gjetur të martën nga policia i braktisur në fshatin Matica të komunës së Zveçanit.

Automjeti ka qenë duke e vozitur Vllado Ivanoviq, i punësuar si taksist në këtë kompani, i cili është deklaruar nga familjarët i zhdukur para tre ditësh.

Njësitë policore nga dje janë duke siguruar vendin e ngjarjes deri në procedurat e mëtejme të cilat do të zhvillohen gjatë ditës së sotme. Në automjet janë gjetur gjurmë të caktuara të veprës penale, ndërsa rasti në polici evidentohet si person i zhdukur deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes”, ka thënë Hoti.