Të qëndroni për dy orë në ditë para televizorit rrit rrezikun e kancerit të zorrëve me 70%

Të qëndroni para televizorit për një orë në ditë mund të rrisë rrezikun e kancerit të zorrëve, ka gjetur një studim.

Ata që qëndrojnë para televizoirt për dy orë në ditë ose më shumë, kishin pothuajse 70 për qind më shumë rrezik për të zhvilluar këtë sëmundje.

Është hera e parë që qëndrimi ulur është identifikuar si një faktor për të shpjeguar rritjen e shpejt të rasteve të kancerit të zorrëve tek ata nën moshën 50 vjece.

Studiuesit ndërkombëtarë thanë se gjetjet theksojnë rëndësinë e mbajtjes së aktivitetit, edhe pse shoqatat ishin të pavarura nga niveli i peshës ose stërvitjes së një personi.