Telefonat e mençur po e zhdukin rendësin e kuletës

Kur dilni nga shtëpia ju merrni, qelësat, telefonin dhe kuletën. Po ta harroni këtë të fundit, a do të ishte shumë keq? 

Në një të ardhme të afërt,  nuk do të jetë problem që të harroni kuletën, transmeton Indeksonline. 

Kjo pasi që të gjitha gjërat që i mbani në kuletë do t’i keni në telefon. 

Telefoni dita e ditës po ofron më shumë shërbime për  pagesa, duke zvogëluar përdorimin e kuletës. 

Në të ardhmen pritet që edhe mjete identifikuese të vendosen në telefon.

Studentët e universitetit të Dukës, Alabamas, Oklahomas dhe Santa Claras së shpejti do të fillojnë përdorimin e një kulete elektronike që do të jetë si aplikacion në telefonat e tyre.